All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deputeti i PD-së i përgjigjet Ministrisë së Brendshme: ‘Statistikat’ e Rilindjes si varr masiv!

All - Paragraf - 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i është përgjigjur shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme sa i takon numrit të vrasjeve në qytetet kryesore në vend.

All - Paragraf - 3

“Tabela tregon numrin e vrasjeve sipas Raportimit të Prokurorisë për vitin 2017, dhe ndryshe nga vëllai i Agronit numrat janë të gjitha me 3 shifra...”, shkruan Strazimiri.

Deputeti demokrat thotë se cili është ndryshimi mes kohës kur në pushtet ishte PD-ja dhe qeverisë së sotme teksa thekson se falsifikimi i statistikave është vepër penale më vete.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit

"Statistikat" e Rilindjes si varr masiv!

Tabela tregon numrin e vrasjeve sipas Raportimit të Prokurorisë për vitin 2017, dhe ndryshe nga vëllai i Agronit numrat janë të gjitha me 3 shifra...

Pse që kur sundon krimi vrasjet "kanë rënë"?

Sepse ashtu si për Saje qorrin, edhe për vëllanë e Agronit, dje në Mat fjala vjen kryetari i PS-së së fshatit ka kryer "një vrasje, me 3 viktima", ashtu sikurse Ritvan Zykaj ka kryer "vetëm një vrasje me 8 viktima" ....!!!

"Shokët kriminelë, le të hapin varre shqiptarësh sa të duan, Fatja i Agronit gjithmonë "1" e shënon në tefter të hyqymetit;

"1" gur varri për të gjithë, "1" varr masiv!!!!

Cili është ndryshimi me kohën e Sali Berishës?

Kur ministër ishte Sokol Olldashi, Bujar Nishani, Lulzim Basha, Flamur Noka, statistikat tregonin humbjen e jetës së cdo shqiptari, dhe për secilin prej tyre kërkohej llogari!

P.S. Fate, falsifikimi i statistikave është vepër penale më vete! O ti, o e arta do veni në burg o lumadh...

 

Të fundit