Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së ironizon Ramën: Edukator i madh, s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve

Deputeti i PD-së ironizon Ramën: Edukator i madh, s’ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Boçi ironizon me Ramën duke e cilësuar si ‘edukatori i madh’ teksa duke ju drejtuar kryeministrit thotë se ‘bëje atë fondin se ke shumë nevojë të edukohesh’.

Mos harro edukimi i vërtetë nis kur ti të largohesh nga aty ku shet mend e çedukon, mbyll reagimin e tij në rrjetin social Facebook deputeti Boçi.

Postimi i plotë

EDUKATORI I MADH

Ky “timonieri i madh” që s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve, do na padiska deri dhe faqet digjitale nëse na e shajnë.

Po na del tani si “edukatori i madh”.

Bukur fort!

Madje do na ngrika dhe FONDIN E EDUKIMIT me paratë që do fitojë nga gjyqet politike.

Ky që s’la drogë pa i mësuar e futur të rinjve shqiptarë në shkolla, deri tek anestezikët për kuajt, po na shitet si i revoltuari e shekullit, për edukatën e gabuar.

Ky që largoi 134 mijë fëmijë nga arsimi parauniversitar,

që mbylli 150 shkolla,

që po mbyll degët e edukimit në Universitetet publike, na shfaqet si i shqetësuari i edukimit.

Ky që largon cdo ditë me përdhunë të rinjtë nga ky vend po del si edukuesi i tyre i munguar.

Si foto të fondit me sa duket do të vendosë atë foton e famshme cullak “edukuese” .

Si slogan me siguri do të shkruajë atë “poezinë” e recituar në parlament për popullin:

“Çohu, çohu...

Po...................”

Ja ku u kry!

A e sheh sa të shkon roli i edukatorit?!

Po mo po, bëje atë fondin se ke shumë nevojë të edukohesh.

Merrja lekër krimit që mban afër, klientit të koncesionit, e partnerit tënd të korrupsionit.

Dorëzo dhe të tuat.

Por mos harro edukimi i vërtetë nis kur ti të largohesh nga aty ku shet mend e çedukon.

Të fundit