Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së për fjalën e kryeministrit në Kuvend: ‘Çifut’ term racist, Rama i gatshëm të shesë gjithçka për karrierën

Deputeti i PD-së për fjalën e kryeministrit në Kuvend:

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas fjalës së Ramës në Parlament ku i quajti hebrenjtë, çifutë, një term përbuzës dhe racist për ta.

Paloka u shpreh se Rama në përpjekje për t’iu shpëtuar akuzave të opozitës për votën kundër SHBA-së, degradoi me retorikën e tij, ku përdori një terminologji tepër racist për hebrenjtë.

“Ndërsa deklarohet për integrim euroatlantik, në fakt Rama , ky “Dum Babe” i ri, çdo akt konkret në politikën e jashtme e ka në funksion dhe sfond oriental. Ky njeri është gati të shes gjithçka për hir të karriges së tij”, shprehet ndër të tjera Paloka.

Statusi i plotë:

Skandalet zene skandalet per Edvin Ramen. Sot, ndersa diskutohej ne Kuvend mbi voten skandaloze te Rames kunder SHBA, nje akt direkt kunder interesave kombetare te shqiptareve, nje tjeter skandal i rende eshte shenuar ne seance.

Kryeministri , i cili ishte nen akuze, ne perpjekje per ti shpetuar akuzave me retoriken e tij qe degjeneron cdo dite e me shume, ka leshuar nje tjeter skandal bombe duke perdorur nje terminologji me se raciste per hebrenjte.

Emertimi “cifut” eshte nje term qe perdorej dhe perdoret me perbuzje dhe urrejtje nga antisemitet . Per raste kur ky term ju ka shpetuar pa dashje, figura te ndryshme politike ne bote, jane detyruar te japin doreheqje. Sot kryeministri shqiptar , e perdori me vetedije te plote , ne nje seance ku flitej pikerisht per SHBA dhe Izraelin.

Ndersa deklarohet per integrim euroatlantik, ne fakt Rama , ky “Dum Babe” i ri, cdo akt konkret ne politiken e jashtme e ka ne funksion dhe sfond oriental. Ky njeri eshte gati te shes gjithshka per hir te karriges se tij.

Nje tjeter arsye per ta ndalur sa me pare.

Të fundit