Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së publikon propozimin e demokratëve për arsimin: Rama e votoi kundër dhe sot bën të paditurin dhe harbutin

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar propozimin e bërë nga demokratët sa i takon arsimit për buxhetin e vitit 2018. Boçi thotë se propozimi u bë duke ju referuar gjendjes së arsimit dhe problemet me tarifat e ndaj studentëve në Universitetet publike.

Propozimi i demokratëve ishte 5% e PBB dedikuar arsimit por kjo kërkesë u refuzua nga mazhoranca.

“Ja se çfarë i propozonim mazhorancës, në buxhetin e vitit 2018, duke u nisur nga gjendja katastrofale e Arsimit dhe problemet me tarifat rrjepëse ndaj studentëve në Universitetet publike.

5% e PBB dedikuar Arsimit.

Por Rama e votoi kundër dhe sot bën të paditurin dhe harbutin”, shkruan Boçi në rrjetin social Facebook.

Të fundit