Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së takohet me demokratët në Greqi: Vala e dytë e emigrimit është fatkeqësi për Shqipërinë

Deputeti demokrat Endri Hasa është takaur ditën e sotme me kryesinë e degës sëe PD Greqi. Hasa është shprehur se vala dytë e madhe e emigrimit është fatkeqësi për Shqiperinë, ndaj duhet të punojmë së bashku për të çmontuar të keqen dhe për të kthyer shpresën.

Reagimi i Endri Hasës:

Pata kënaqesinë të zhvilloj një takim me kryesinë e degës së PD te bashkëatdhetareve tanë që jetojnë e punojnë në Greqi. U ndjeva si në shtëpi gjate pritjes se ngrohte që mu rezervua dhe aty u takova me demokrate te vertete te cilet me mund dhe djersë kane krijuar nje jetë larg vendit te tyre.

Emigracioni është plagë e madhe e shoqërisë shqiptare ndaj dhe meriton vëmendje të vecantë.

Ne emër të Partisë Demokratike dhe të Kryetarit Basha, u dhashë fjalën se do punojmë që të ardhmen e tyre ata ta shohin ne Shqipëri. Te gjithë bashkë

do të bëjmë të pamundurën që shpresën që ata e kerkojnë jashtë, ta gjejnë në vendin e tyre.

Është fatkeqesi e madhe që Shqipëria po përjeton sot valën e dytë të madhe të emigrimit, kryesisht të rinisë dhe kjo duhet ndalur një orë e më parë! Por që kjo të ndodhë duhet që te rinjve dhe të gjithë Shqiptarëve tu rikthehet shpresa e cila është vrarë nga qeverisja e Edi Rames!

Ndaj duhet të çmontojmë burimin e së keqes sa më parë, që më në fund familjet të mos jetojnë më të ndara dhe që cdokush ta projektojë dhe ndertojë të ardhmen në Shqiperi!

Të fundit