Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD, Shehaj: Çfarë do bëjmë që shqiptarët të fluturojnë me bileta 38.7 euro

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se 38,7 euro është çmimi mesatar që kanë paguar pasagjerët të cilët kanë udhëtuar me Ryanair në 2017.

Ëndrra e shqiptarëve është të udhëtojnë me këto çmime dhe vetëm kompanitë ajrore low cost, thotë Shehaj, mundësojnë çmime të tilla.

Po çfarë ka vendosur Rama, vijon më tej postimi i Shehaj, teksa shton se kryeministri do të ndërtoj një aeroport me koncesion prej 100 milionë eurosh dhe një kompani ajrore e cila do jetë një "gropë" financiare per buxhetin e shtetit nder vite.

Alternativa e Partisë Demokratike, shprehet Shehaj, është ndërtimi i aeroportit të Vlorës me fonde publike, me garë dhe me çmimin më të ulët të mundshëm pa koncesion dhe të sjellë në Shqipëri Ryanair ose Easyjet.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

38,7 euro është çmimi mesatar që kanë paguar pasagjerët të cilët kanë udhëtuar me Ryanair ✈ në 2017.

Ëndrra e shqiptarëve është të udhëtojnë me këto çmime dhe vetëm kompanitë ajrore loë cost mundësojnë çmime të tilla.

Po çfarë ka vendosur Rama?!

170 MILIONE 💶 , AEROPORT + KOMPANI AJRORE ✈, NE DORE TE SINAN IDRIZIT 💰 ME SHOKË

Nëpërmjet "prestanome" si Sinan Idrizit dhe ortakëve të e tij, Rama do të ndërtoj një aeroport me koncesion prej 100 milionë eurosh dhe një kompani ajrore ( 70 milionë euro do jetë vetëm investimi fillestar) e cila do jetë një "gropë" financiare per buxhetin e shtetit nder vite.

ALTERNATIVA JONE?!

30 MILIONE 💶, AEROPORT I SHTETIT, BILETA ME 38,7 EURO ME RYANAIR OSE EASYJET.

Do ndërtojmë aeroportin e Vlorës me fonde publike, me garë dhe me çmimin më të ulët të mundshëm (maksimumi 30 milionë euro) pa koncesion dhe të sjellim në Shqipëri Ryanair ose Easyjet.

Kjo bëhet dhe do rrisë turizmin në Shqipëri. Përtej propagandës së Ramës, shumicën e investimeve në Shqipëri i ka bërë PD-ja, ashtu siç hoqi vizat, futi vendin në NATO e solli investime të huaja si TAP-i.

Rama nuk përfundoi dot as bypassin e Fierit, as atë të Vlorës, as rrugën e Elbasanin. Është në mandatin e dytë dhe për çdo dështim i hedh fajin PD-së.

Alternativa jonë është ekonomikisht më e mira dhe do ndalë dallaverexhinjtë, oligarkët dhe aferat korruptive.

 

 

Të fundit