Flash News

KRYESORE

Deputeti i përvishet Ramës: Na thoni ne mos pengoni reformën, kunatin e Xhafajt e dërgoni në Strasburg

Deputeti i përvishet Ramës: Na thoni ne mos pengoni reformën,

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të mazhorancës, të cilët akuzojnë opozitën për bllokim të reformës në drejtësi.

Paloka përmend rikonfirmimin në detyrë të Ardian Dvoranit dhe dërgimin për herë të tretë kandidaturës së Sokol Berberit në Strasburg, i cili është kunat i Fatmir Xhafajt, për të treguar paradoksin midis deklaratave dhe sjelljes së mazhorancës.

“Ardian Dvorani rikonfirmohet në detyrë. Sokol Berberi, kunati i Fatmir Xhafajt dërgohet për herë të tretë si kandidaturë e Ramës në Strasburg (i rrëzuar dy herë nga Strasburgu) dhe na thonë ne “mos pengoni reformën”,- shkruan Paloka.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit, Rama po kërkon votën e opozitës për të instaluar diktaturën.

“Na kërkojnë votën për të instaluar diktaturën... R.K.T.K”, shprehet Paloka.

Të fundit