Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS bëhet menaxher futbolli, transferon mesfushorin palestinez tek Skënderbeu

Deputeti i PS bëhet menaxher futbolli, transferon mesfushorin palestinez

Pas përjashtimit nga UEFA me 10 vite nga kompeticionet europiane, ekipi i Skënderbeut ka filluar riorganizimin e skuadrës për sezonin e ri, pasi disa futbollistë të rëndësishëm, si: Sabjen Lilaj, Ali Soue apo Xhejms Adenji janë larguar.

Në skuadër janë afruar disa lojtarë, ku një ndër ta është edhe mesfushori me origjinë nga Palestina, Mohammad El-Kajed.

Transferimi i 21-vjeçarit tek klubi korçar është mundësuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli. Këtë fakt e ka zbuluar vetë futbollisti.

“Dëshiroj të falënderoj Fidel Yllin që më rekomandoi te Haris Fakiç [drejtor sportiv i Skënderbeut], që të më shikonte dhe të më zbulonte. Falenderoj padiskutim Harisin gjithashtu, agjentin tim Nima Eil dhe familjen time”, ka pohuar El-Kajed në një intervistë për ‘Korça Sot’.

El-Kajede ka filluar karrierën futbollistike në Suedi tek Prespa Birlik, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepça 89' në Kosovë.

Është e qartë se Ylli ka pasur rolin e ndërmjetësit në këtë transferim pasi të drejtat e kartonit të lojtarit i zotëron nga një agjensi menaxhimi.

Të fundit