Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS feston Halloween-in, poston foto me kostumin e heroit të fëmijëve

Ndonëse një traditë amerikane, Halloween-i tashmë ka nisur të festohet edhe në vendin tonë.

Ritualit të festës së 31 tetorit i është bashkuar familjarisht edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Siç duket edhe nga foto, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale, Bushati është veshur me kostumin e personazheve të filmave vizatimor ‘The Incredibles’. Bashkë me të pozojnë edhe tre fëmijët e tij të vegjël dhe bashkëshortja.

Ndoshta për t’u bërë qejfin fëmijë, por deputeti i PS duket më i entuziazmuar se ata vetë nën petkun e heroit.

 

Të fundit