Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS ‘fiksohet’ me këngën e Elvana Gjatës: Dëgjojeni, do bindeni se ka gjëra më të bukura se lehjet e qenve

Në vetëm pak orë, kënga më e fundit e Elvana Gjatës “Mike”, e cila erdhi si bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahu ka patur shumë sukses.

Ky fakt është lehtësisht i vërtetueshëm nëse shohim se vetëm për një ditë ka mbledhur gati 1 milion klikime.

Mesa duket, kënga është pëlqyer edhe nga politikanët tanë. Deputeti i PS, Erjon Braçe ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën e re të Elvana Gjatës dhe shkruan: “Dëgjojeni!

Dëgjoni liriken, zërat si melodi! Do bindeni që ka gjëra shumë herë më të bukura se lehjet e qenve!

Dhe, nëse do i ktheheni çdo qeni që leh, do humbni gjera të tilla të bukura!” shkruan Braçe.

Të fundit