Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS foto ‘selfie’ me Dua Lipën në Vatikan: Ishte e gjatë more..!  

Yjet e muzikës shqiptare do të performojnë në koncertin ‘Të bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut’ në Vatikan.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe përfaqësues shqiptarë të politikës. Mes tyre deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka nxitur dhe ka shkrepur një foto ‘selfie’ me një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme të momentit në rang ndërkombëtar, Dua Lipën.

'Me krenarinë tonë, Dua Lipa...live nga Vatican!", shkruan Ndreu në diçiturë, ndërsa në këtë koncert ishin pjesë edhe mera të tjerë të njohur të skenës si Ermal Meta, Inva Mula, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Erza Muqolli etj.

Ndërkohë, në komentet e shumta me ndjekësit e tij, Ndreu shkruan se “ Të gjithë janë krenari. Por kjo ka dalë më e mira në botë për 2018 dhe natyrshëm na bën krenar”.

Po ashtu, nga pozicioni i fotos, komentuesit i shkruajnë se ai duket më i shkurtër se këngëtarja. “Ishte e gjatë more... Mbi taka po '”, përgjigjet me shaka deputeti.

Të fundit