Flash News

KRYESORE

“Deputeti i PS i lidhur me anëtarin e bandës së rrezikshme”, Ruçi ndërpret Alibeajn: Cili është problemi, të prezantojmë axhendën

“Deputeti i PS i lidhur me anëtarin e bandës së

Mbledhja e përbashkët në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe drejtuesit Gramoz Ruçi.

Gjatë prezantimit të amendimit Kushtetutës për vetting në politikë, përfaqësuesi i opozitës, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nevoja për këtë nismë është “ulëritëse e nevojshme”.

Për të vijuar këtë deklaratë, Alibeaj ka nisur të flasë me shembuj konkretë dhe është ndalur te kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Taulant Balla ka deklaruar se që është i lidhur me një anëtar i bandës së rrezikshme, i cili e ka ndihmuar edhe në zgjedhje...”, u shpreh Alibeaj, fjala e të cilit u ndërpre menjëherë nga kreu i komisionit, Gramoz Ruçi.

“Cili është problemi , të prezantojmë axhendën”, u shpreh Ruçi.

“Urdhëroj unë për axhendën”, vijoi Alibeaj, i cili vijoi me të tjerë shembuj konkretë si deputeti i PS, Jurgis Çyrbja i akuzuar për lidhjet me bandën e Shullazit, apo rastin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm.

Të fundit