Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS i vendosur: Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa u arrestuar Sali Berisha. Pikë!

Deputeti i PS i vendosur: Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa u

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe shprehet i bindur se për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk ka asnjë provë, por ka vetëm tituj portalesh dhe gazetash.

Braçe duket i vendosur kur thotë se nuk do të ketë burg për Tahirin pa u arrestuar Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, që sipas tij, ka prova dhe fakte të pakontestueshme që rëndojnë mbi ta.

Reagimi:

Për Saimir Tahirin nuk ka asnjë provë ka vetëm tituj portalësh e gazetash!

Provë ka për Ilir Metën me zë e figurë që bridhte nëpër ministri me bllok në dorë!

Provë ka për Lulzim Bashën që i hengri rrugës së kombit 230 milion euro dhe ngelen 7 urat pa bër!

Prova ka për Sali Ramë Berishën me zë e figurë për pushkatimin e 4 dëshmorëve në bulevard!

Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa prova pa u arrestuar Sali Berisha , Ilir Meta dhe Lulzim Basha me PROVA dhe FAKTE të pakontestueshme! Pikë!

Të fundit