Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS: Kazinotë lejohen në qendër të Tiranës se aty nuk jetojnë njerëz të zakonshëm

Deputeti i PS: Kazinotë lejohen në qendër të Tiranës se

Deputeti i PS, Alket Hyseni ka dashur të justifikojë një nga vendimet e fundit të qeverisë shqiptare, rihapjen e kazinove dhe lejimin e tyre vetëm në qendër të Tiranës, por arsyetimi i tij ka qenë paksa i çuditshëm.

Duke folur në abc news, Hyseni tha se kazinotë është vendosur të lejohen në qendër të Tiranës pasi sipas tij aty nuk jetojnë njerëz të zakonshëm.

“Ne i kemi dhënë fund kazinove pranë shkollave, brenda çdo kafeneje, është i njëjti ligj, por tashmë ndaloi për qytetarët e zakonshëm, për njerëzit e varfër, por ka një hapësirë për hotelet me 5 yje, për turizmin për të thithur të ardhura. Qeveria për të mos lejuar që në territore të caktuara të mbijnë përsëri si kërpudha ka vendosur që të ketë vetëm një kazino. 

Ideja është se qendra e Tiranës mund të mbushet me hotele me 5 yje, por jo me kazino pa fund. Duhet të kuptojmë se duke e lënë te dera e shtëpisë, i bie që njerëzit e kishin përballë një kazino, një rulet, një kompjuter lojërash të tilla, por duke qenë larg vendbanimit dhe sa më të pamundura, pasi qendra e Tiranës nuk banohet nga njerëz të zakonshëm, dhe të thjeshtë”, u shpreh Hyseni.

Të fundit