Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS kërkon reflektim: Shqiptarët s’hanë vetëm banane të prishura, të forcohet sanksioni për palaçot që guxojnë  

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu reagon pas lajmit të një dite më parë se në Portin e Durrësit u bllokuan rreth 42 ton banane të ardhura nga Costa Rica dhe të cilësuara si të dëmshme për shëndetin në rast se konsumohen.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu pranon se shëndeti i shqiptarëve nuk kërcënohet vetëm nga bananet e prishura, por edhe nga mishi dhe ushqime të tjera të skaduara.

Në kushte të tilla, deputeti socialist kërkon reflektim që të forcohet sanksioni ndaj personave që shesin produkte të dëmshme për konsumatorin.

Reagimi:

Ka shqiptare te shemtuar si ato te bananeve te prishura, por dhe te mishit te prishur e sa e sa ushqimeve te skaduara ! Meqe ndergjegja apo morali ka arrite ne fund ku nuk pyetet me se vdes dikush sepse duhet dikush tjeter te fitoje e te pasurohet duke bere akte te tilla barbare, atehere duhet ne te cilesojme ( forcojme ) sanksionin per cdo palaco qe guxon ! Siguria ushqimore duhet te shkoje ne parametrat e duhur patjeter !

 

Të fundit