Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS komenton masakrën e Vlorës dhe mbron ‘shefin’: Nga ngjarje si këto, s’keni për të shpëtuar kurrë

Deputeti i PS komenton masakrën e Vlorës dhe mbron

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu i ka dalë në mbrojtje ‘shefit’ të tij, kryeministrit Edi Rama pas reagimeve të shumta për indiferencën e treguar lidhur me masakrën e Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu e gjykon më ftohtë ngjarjen dhe sipas tij mund të ndodhë kudo.

“Ngjarja e rendë e Selenicës nuk është arsye me shprazë gjithë arsenalin e padijes duke akuzu Edi Ramën, qeverisjen, të etiketosh shoqërinë primitive, të gjesh policinë e paafte etj.

Të tilla raste dhe më rëndë kanë ndodhë e ndodhin çdo ditë gjithkund. Mbajtja në kontroll e krimit nuk është fjalë gojë, as fantazi pa lidhje gazetarësh e politikanesh. Por është lojë e vështirë për ato që e kane provuar në SHBA, Gjermani, Britani, France e kudo.

Ju them ju që shkruani që keni të drejtë të kërkoni qeveri më të mirë, ekonomi më të shëndoshë, shoqëri me solidare, por nga ngjarje të tilla s’keni për të shpëtuar sa të jeni gjallë!

Është e lehtë të shkruash ca te vjen në mend për fajtorë kur ndodh krimi. Më shumë vlejnë mesazhet për soldaritet në luftë kundër krimit që është një fenomen që i kërkon në një vijë të gjithë pa dallim partie, e jo njeri thumbit e tjetri patkoit!“, shkruan Pjerin Ndreu në Facebook.

Të fundit