Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS mban fjalim krah fotos së Enver Hoxhës, ceremonia transmetohet nga RTSH

Deputeti i PS mban fjalim krah fotos së Enver Hoxhës, ceremonia

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho i është bashkuar ceremonisë së 75 vjetorit të Kongresit të Përmetit. Në mesin e mbështetësve të komunizmit në qytetin e vogël në jug të vendit, Braho mbajti një fjalim, ndërkohë që në krah të tij ishte varur foto e diktatorit Enver Hoxha.

Ceremonia ku dominonin simbolet komuniste dhe fotot e diktatorit është transmetuar edhe nga Radio-Televizioni Publik Shqiptar.

Kongresi i Përmetit ishte një takim i liderave komunistë shqiptarë në 24 maj 1944. Takimi u zhvillua në Përmet dhe zgjodhi qeverinë provizore. Kongresi ndoqi të njëjtin model si Këshilli Anti-Fashist për Çlirimin Kombëtar të Jugosllavisë. Aty u përcaktua se kush do e drejtonte Shqipërinë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kongresi pasoi 45 vite diktaturë komuniste që e degradoi Shqipërinë në një ndër tre shtetet më të varfra të botës.

Të fundit