Flash News

KRYESORE

Erjon Braçe nuk i jep rëndësi marrëveshjes Rama-Basha, ka një hall ‘banal’

Erjon Braçe nuk i jep rëndësi marrëveshjes Rama-Basha, ka

Deputeti socialist Erjon Braçe duket se nuk e ka aspak hallin tek marrëveshja e mesnatës së kaluar Rama- Basha por është zgjuar i shqetësuar për çmimin e qepës dhe patates.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Braçe ka sulmuar ministrin e LSI, Edmond Panariti teksa ankohet për çmimin e qepës dhe patates.

Statusi i Braçes:

Me falni, po kam nje hall “banal”, jo kaq te madh sa pushteti!! CPO NDODH ME CMIMIN E PATATES E QEPES, MINISTER?!

Tani, ne mengjes, ne Divjake, 200 leke te vjetra per kilogram patatja e 250 leke te vjetra per kilogram qepa!! Ky eshte krim! 2 here me poshte se kostoja cmimi i patates. 2 here me poshte se kostoja cmimi i qepes. As qe ka te krahasuar me vjet, edhe pse vjet u shit ne kosto; Per fitim as qe u be fjale! Kontrollova tregun e madh te shumices tani, ne autostrade ne Tirane dhe, patatja po u shitet tregtareve te pakices nga ata te shumices qe kane grumbulluar prodhimin ne Divjake, me 750 leke, qepa me 800 leke!! Ky eshte krim edhe me i madh! Se te shiteshin ketu me 300 e 350 leke per njerezit qe ushqehen, do ishte gjysma e te keqes; Njerezit do blinin e produkti do terhiqej nga Divjaka, bujqit ne te gjithe Lushnjen ne fakt! Por makuteria e ketyre po “tapos” tregun, po kalb produktin ose po ul edhe me cmimin. E di cdo te thote kjo minister? Qe sezonin e ri, ata qe po vjen, te mos kete me kush para per te mbjelle! Keshtu me domaten ne Kemishtaj e Goricaj, keshtu me specin ne Spolate, keshtu e me keq me kastravecin kudo, keshtu edhe me pataten e qepen. Per tua kujtuar, besoj e mbani mend qe ne pataten nuk e cojme dot as per eksport ne vendet e BE?! E mbani mend polonine qe edhe e beri kontrata nje vit e ca me pare ne Divjake, por ne kufi zbuloi se produkti yne nuk lejohej te shitej ne vendet e BE?! Ka kaluar nje jete­kohe, per bujqit kaq eshte dhe, asnje treg i ri nuk eshte hapur per paten tone, te Divjakes e Lushnjes se pari! Po e perseris, ky eshte krim ndaj bujqve, ekonomise se tyre te vogel por eshte krim edhe ndaj ekonomise kombetare!

Të fundit