Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS paralajmëron Fatmir Xhafajn: Arbër Çekaj mund të mos ekstradohet në Shqipëri

Deputeti i PS paralajmëron Fatmir Xhafajn: Arbër Çekaj mund

Ditën e sotme, Ministria i Brendshëm nëpërmjet një komunikate për shtyp shprehu entuziazmin për arrestimin e Arbër Çekajt nga autoritetet gjermane, duke e cilësuar si një operacion të suksesshëm, falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me autoritetet gjermane.

“Në kuadër te bashkepunimit me agjencitë e huaja ligj zbatuese dhe konkretisht ato gjermane është bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arbër Çekaj. Ai është pronari i firmës 'Arbi Garden' ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kuadër te operacionit ‘Last Snow’. U shkëmbye informacion ne kohe rekord midis Policisë se Shtetit dhe agjencive te tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve te Renda”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Megjithatë, deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka pohuar se ekstradimi i pronarit të kamionit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit mund të mos ndodhë.

I ftuar në emisionin “Repolitix’, në Report Tv, Ndreu deklaroi se është pikërisht politika që ndikon negativisht në këtë proces, pasi duke hedhur akuza të shumta dhe përmendur shpesh emrin e personi që do të ekstradohet, i jep mundësinë atij që të fitojë azil në vendin ku është kapur.

“Ka një problem tjetër shumë serioz, ekstradimi i tij do të jetë i vështirë, sepse ka ndodhur dhe më parë. Kur një personi politika ja përmend emrin shumë, ai fiton azil në vendin ku është kapur. Ne influencojmë negativisht, duke vështirësuar procesin e ekstradimit. Politika ndikon. Ne jemi në një situatë pozitive tani, po ecim me ritmin e duhur, po vazhduam të ecim kështu rezultatet do jenë dhe më të mira dhe historia e krimit do vijë duke rënë”, ka pohuar Ndreu.

Të fundit