Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS paralajmëron ndryshime në qeveri: Ky është moment reflektimi, vendim ekskluziv i Ramës

Ashtu siç është përfolur edhe në media, deputeti i PS, tashmë drejtues politik i socialistëve në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj ka lënë të kuptohet se së shpejti pritet të ketë ndryshime në qeveri, ndonëse jemi 7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme 2021.

Duke folur në ‘rtsh’, Beqaj nuk ka dhënë detaje por tha se ky është një moment reflektimi dhe ky është vendim ekskluziv i vetë kryeministrit Edi Rama.

“Kemi pranuar prej kohësh që propozimet për ndryshime të jenë ekskluziviteti i kryeministrit. Është ai që ka panoramën e plotë dhe ndryshime kanë ndodhur kur ai i ka gjykuar të nevojshme dhe ky është një moment reflektimi. Nuk mund ta përjashtoj por nuk kam asnjë informacion se cfarë ka në këndvështrimin e tij Rama”, tha Beqaj. I Pyetur nëse ky vendim është i nevojshëm në këto momente, deputeti tha se kur gjithçka po ndryshon prej covid, s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës.

“Për mua, ka dy momente, kanë ngelur 7 muaj realë para fushatës. Një ndryshim në 7 muajt e fundit do kishte kohën e  vet të adaptimit të ndryshimit që mund të krijonte edhe ai problemet e veta, në funksion të mbylljes së vitit, apo përshtatja me normalitetin e ri krijon problemet e veta.

Vlen për tu përmendur shprehje për ndryshimet “në një botë që ndryshon, ndryshimi është konstant”. Pra në kushtet kur gjithçka po ndryshon prej covid, s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës”, u shpreh ai.

Të fundit