Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së kërcënon me protestë: Pseudoreforma me shpikje banale. S’më intereson partia që i i përkasin por zullumet që bëjnë

Deputeti i PS-së kërcënon me protestë: Pseudoreforma me

Deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër nëpërmjet një statusi në Facebook kundër strukturave të OSHEE-së.

Ndreu e konsideron paaftësi e tallje nga ana e OSHEE-së lënien për 4 orë pa drita të zones turistike të Tales, ndërsa vendimet e qeverisë i konsideron pseudoreforma me shpikje banale që kanë futur në qorrsokak menaxhimin e situatës.

“S’më intereson aspak se kujt partie i përkasin, por çfare zullumesh bëjnë në dëm të sezonit turistik ! Turp!”, shkruan ndër të tjera deputeti Ndreu.

Reagimi i plotë i Pjerin Ndreut:

Të lësh zonën turistike të Tales 4 ore pa drita në kulmin e sezonit turistik është kulmi i paaftësise dhe talljes që strukturat e ç'akorduara të OSHE bëjnë. Ca pseudoreforma me shpikje banale kanë futur në qorrsokak menaxhimin e situatës. Si deputet zone këkoj ndërhyrje të menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vënë ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi. Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp!

Të fundit