Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së kritikon policinë: E papranueshme dhe e papërgjegjshme kjo situatë

Deputeti i PS-së kritikon policinë: E papranueshme dhe e

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka shprehur kritika sa i takon punës së policisë. Deputeti i referohet trafikut të krijuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Ndreu sulmon policinë, teksa shkruan se nuk ju kushton asgjë 3-4 komisariateve të zbarkojnë me forca për të neutralizuar situatën. Sipas tij, kjo është një situatë e papranueshme dhe e papërgjegjshme.

“Nje super kaos ne trafik, Milot-Mamurras- Fushe Kruje deri ne Rinas. Me duket se 1 maji paska qene pushim per policet qe rralle shihej ndonje. Kete rromuje se kam pare kurre sa mbaj mend as ne pikun e pushimeve ! Se di ca ju kushton 3-4 komisariateve te policise te zbarkojne me forca per te neutralizu situaten ?! E papranueshme dhe e papergjegjshme kjo situate!”, shkruan Ndreu në rrjetin social Facebook.

Të fundit