Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së paralajmëron kolegët: Do ketë spastrim të të gjitha niveleve të politikës

Deputeti i PS-së paralajmëron kolegët: Do ketë spastrim

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dy muaj pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në një prononcim për Klan Plus tha se këto institucione janë të përshtatshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë.

Manja paralajmëroi një spastrim të të gjithë niveleve të politikës dhe administratës në nivele të larta pa dallime.

“Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dy muaj pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dhe janë institucione të përshtatshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë dhe këtu nuk ka dallim.

Do ketë spastrim të të gjithë niveleve të politikës, të administratës së lartë nga elementët e korruptuar. pa dallim, për këtë e kemi ngritur SPAK-un. Duroni”, shprehet Manja.

Të fundit