Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së përpiqet të mbrojnë Taulant Ballën me një argumet që ka rezultuar i pavërtetë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka mohuar një përfshirje të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla sa i takon dëshmisë së dhënë nga ish oficeri i policisë gjyqësore në Krujë për rastin e djalit të deputetit Rrahja.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Hyseni tha se ka komunikuar me Ballën ditën për të cilën akuzohet se ka qenë në Krujë dhe nuk është e vërtetë pasi, pasi sipas tij ndodhej në Porgadec.

“Atë ditë ka qenë shumë larg Krujës. Ka qenë në zonën e tij elektorale, dhe më pas ka qenë me familjen e tij në Pogradec. Bashkë kemi komunikur. Është përfshirë në mënyrë politike”, u shpreh Hyseni.

Ky është një argumet i cili u përdor edhe nga Taulant Balla gjatë një ndërhyrjeje në emiosnin ‘Opinion’ mbrëmjen e djeshme, ku dërgoi një foto që sipas tij ndodhej në Pogradec duke peshkuar.

Por, Lapsi.al thotë se pasi ‘bëri një lundrim në instagramin e Ballës dhe aty, data, që nuk mund të ndryshohet, shikohet me lehtësi. Ai ka qenë për Pogradec për peshkim në 22 korrik dhe jo në datën për të cilën akuzohet se ndodhej në komisariatin e Krujës, në 21 korrik’.

Të fundit