Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së: S’ka shans që kriminaliteti në Shqipëri të jetë zero; muajt kur ka më shumë ngjarje

Deputeti i PS-së: S’ka shans që kriminaliteti në

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu shprehet se nuk ka asnjë shans që në Shqipëri kriminaliteti të jetë zero. I ftuar në studion e Abc News, Ndreu tha se janë dy periudha kohe, ku shtohet ndjeshëm kriminaliteti në vend.

Ai përmendi periudhën kohore Dhjetor-Janar dhe Korrik- Gusht dhe sipas tij gjatë këtyre muajve, nëse do të bëhej një analizë, do të vihej re se numri i vrasjeve është me i lartë në krahasim me periudhat e tjera.

“Në historinë e kriminalitet ka dy momente kur kriminaliteti trondit. Është Gushti që gjithmonë kemi pasur një nivel të lartë kriminaliteti. Gjithmonë në Korrik-Gusht atëherë kemi një nivel të lartë kriminaliteti. Moti i nxehtë, kthimi i emigrantëve, apo i personave me precedent apo atyre personave që atje ku jetojnë janë “skifterë”, mund të jenë indicie të rritjes së shkallës së krimit.

Por edhe në Dhjetor-Janar, moti i ftohtë, ardhja e disa elementëve që jetojnë jashtë shtetit dhe vijë dhe ushtrojnë edhe kriminalitetin këtu, grricin plagë të konflikteve që kanë pasur. Këto janë dy momentet. Nuk është rritur kriminaliteti, por nuk ka shanse që në Shqipëri kriminaliteti të jetë zero. Vrasje do ketë, por që nga viti 2013 numri i vrasjeve ka shkuar nën 50 kur numri ka qenë 100”, u shpreh Ndreu.

Të fundit