Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së sulmon komisionet e Vetingut: Batakçinj! Duan një pagë përtej ligjit, 10-11 milion lekë të vjetra

Deputeti i PS-së sulmon komisionet e Vetingut: Batakçinj! Duan

“Të stisur nga batakçinj, qe kane qene kunder procesit, te cileve u jane shtuar 2-3 te tjere mu brenda organeve te Vetingut”. Keshtu shprehet deputeti i PS-se, Erjon Brace, teksa reagon me nje sqarim te gjate lidhur me debatin e madh qe po behet se fundi per pagesat dhe stafin e organeve te Vetingut.

Ne nje shenim ne faqen e tij ne FB, Brace duke iu referuar ligjit thote prere se ne te percaktohet pa diskutim rroga e Komisionereve dhe Komisionit te Pavarur te Kualifikimit dhe gjyqtareve te Kolegjit te Apelimit.

Ja postimi i Braçes:

“Kam vendosur te mos flas me per politike!

Por do ta thyhej sa here duhet te them te verteten!

Kjo historia e Vetting-ut, stisur nga batakcinj qe une i kam pare te kene qene kunder ne cdo hap ligjor drejt ketij procesi; shtuar me dy apo tre te tille, politike mbi te gjitha mu brenda organeve te Vetting-ut;

Eshte krejt tjeter!

ME LIGJ ESHTE KREJT TJETER.

Cdo gje tjeter eshte nje genjeshter e madhe.

Komisioneret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit,

Gjyqtaret e Kolegjit te Apelimit,

Komisioneret Publike,

E KANE RROGEN TE PERCAKTUAR ME LIGJ!

Ne ligjin nr 84, date 30 gusht 2016, “Per rivleresimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”,

Ne nenin 29 thuhet: Paga dhe përfitimet e anëtarëve dhe këshilltarëve

  1. Anëtari i institucioneve të rivlerësimit ushtron detyrën me kohë të plotë.
  2. Komisioneri dhe Komisioneri Publik marrin pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve.
  3. Gjyqtari i Kolegjit të Apelimit merr pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Anëtarët e institucioneve të rivlerësimit përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë.
  5. Këshilltari ligjor dhe ekonomik përfiton përkatësisht 80 për qind të pagës mujore përkatëse të anëtarit të institucionit të rivlerësimit. Ata përfitojnë një pagesë shtesë për shkak

të vështirësisë, sipas rastit.

  1. Pas përfundimit të mandatit të institucioneve të rivlerësimit, këshilltari ligjor dhe ekonomik, me pëlqimin e tij/saj, ka të drejtë të emërohet në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes së tij/saj ose në një vend të përafërt në administratën publike.

Me qarte se kaq nuk ka!

Pra, PAGA E TYRE ESHTE SA AJO E GJYQTARIT NE GJYKATEN E LARTE DHE GJYQTARIT NE GJYKATEN KUSHTETUESE!

KJO ESHTE PAGA DHE KETE PAGE NE ASNJE QINDARKE, NUK JA KA PREKUR KERKUSH! PERKUNDRAZI UA KA GARANTUAR EDHE KUVENDI!

Problemi eshte se ata duan nje page pertej ligjit!

Pra, ata kane caktuar pertej ligjit nje page qe duan ata, 10-11 milion leke te vjetra, dy here e gjysem me shume se sa thote ligji. Edhe abuzimi me “nje pagese mujore shtese per shkak te veshtiresise”, eshte i papranueshem. Pagesa shtese nuk mund te jete kurre sa dyfishi i pages baze!

Kerkund nuk ndodh kjo.”

Të fundit