Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së thotë se ka komshi kryeministrin e Austrisë: Më dha të fala për Edi Ramën

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, në një status të publikuar në rrjetet sociale ka rrëfyer bisedën me kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurz për të cilin thotë se e ka komshi.

Velaj thotë se gjatë takimit që pati me të i dërgoi të fala kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Fate Velaj

NJË KRYEMINISTËR DHE KOMSHI

...sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha:

nga po vjenë?

nga Tirana, - i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në Parlamentin Europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, - tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin...

 

 

Të fundit