Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS: Shkarkimi i Metës nuk është hakmarrje, në ditët në vijim ngrihet Gjykata Kushtetuese

Në ditët në vijim do të konstituohet Gjykata Kushtetuese, e cila prej më shumë se një viti nuk është funksionale dhe si rrjedhojë do të nisë shqyrtimin e çështjeve më të debatueshme, kryesisht ato që lidhen me presidentin e republikës.

Ky fakt është konfirmuar nga deputeti i PS Adnor Shameti i ftuar në RTV Ora. Ai tha po ashtu se shkarkimi i presidentit nuk është hakmarrje politike, por sipas tij Meta ka kryer shkelje ligjore.

“Janë të gjitha kushtet dhe arsyet kushtetuese që ka përmendur grupi nismëtar prej 55 deputetësh të niste procedurën për shkarkimin e presidentit. Në raportin që miratuam në Komisionin e Ligjeve, në raportin e detajuar, kemi dhënë edhe shkaqet ligjore, procedurale, kushtetuese se përse e nisim një procedurë të tillë. Nisja e një procedure të tillë nuk ka të bëjë me një hakmarrje siç është tentuar të paraqitet rëndom në opinionin publik e media.

Pasojat kushtetuese të një veprimit të tillë janë të qarta dhe të dukshme dhe shumë të rënda. Sa i takon  Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se sot nuk është funksionale, jam besimplotë që në ditët në vijim, jo javët do bëhet e mundur ngritja, konstituimi. Ndoshta jo 100%, por 7 nga 9. Pjesa e 7 nga 9 nga sot nuk ka më asnjë pengesë ligjore. Pritet përzgjedhja përfundimtare nga KED dhe nisja e kandidaturave alteranative, 3 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga ana tjetër 3 nga Presidenca. Nuk mund të ketë procedurë bllokimi si për 3 e Kuvendit edhe për atë të Presidencës”, u shpreh Shameti.

Të fundit