Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS: Shqipëria ka performancë 10 herë me të mirë se Gjermania, 50 herë më të mirë se Italia

Deputeti i PS: Shqipëria ka performancë 10 herë me të

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati duke folur për situatën ekonomike të vendit pas pandemisë, deklaroi se Shqipëria ka një performancë, 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia, sipas tij falë qeverisjes.

Duke folur në emisionin “Byro Politike” , Bushati  theksoi se shteti shqiptar ka treguar se është një partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare

“Ne nuk jemi thjeshtë kompani dhe merremi që të mbijetojë biznesi, kemi detyrë shoqërore, të shpëtojmë qytetarët, do funksionojë dhe ekonomia.

Di këtë që Shqipëria sot e ka performancën 10 herë më mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia”, tha deputeti socialist duke shtuar se “tregjet ndërkombëtare janë vlerësuesi më gjakftohtë. Shteti shqiptar është në partner i besueshëm, sjellja e mirë me financat publike bën që të jemi partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare. Shumë shtete sot në botë po ndërmarrin një rrugëtim të tillë duke financuar ekonominë nëpërmjet borxhit”.

Të fundit