Deputeti i PS “vë njeriun e tij” në krye të Komisionit të Prokurorimeve Publike, qeveria e kualifikon në kundërshtim me ligjin

Pas shkarkimit të Evis Shurdhës, si kryetaren të Komisionit të Prokurimit Publik, shumë shpejt nisën procedurat për zëvendësimin e saj me një tjetër drejtues.

Sipas listës zyrtare të publikuar në faqen e kryeministrisë, kandidatët e kualifikuar u renditën si më poshtë që në 30 qershor:

Ajo që bie në sy është se dy kandidatët e parë të klasifikuar nga Këshilli i Ministrave, Jonaid Myzyri dhe Taulant Godroli nuk plotësojnë kriteret parashikuara ne nenin 19/3 pika 2 (sipas dokumentit të treguar), duke u kualifikuar në kundërshtim me ligjin në fuqi. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konkretisht, kandidati i parë Myzyri, i denoncuar më herët edhe nga PD si menaxher i Sadri Abazit:

1) Nuk plotëson kriterin e vjetërsisë 8 vite përvojë pune, pasi ne vitin 2014 ka përfunduar studimet dhe

2) nuk plotëson kriterin 2 vite ne pozicion drejtues pasi max i eksperiencës drejtuese te tij eshte pozicioni Shef Sektori per 8 muaj.

Po ashtu, duke iu referuar Ligjit 152/2013 Per Nepunesin Civil ne nenin 19 klasifikohen pozicionet dhe kategoritë e nëpunësve civile dhe ne piken 6, germa “a” te nenit 19 përcaktohet se pozicioni Shef Sektori si Kategori e ulet drejtuese.

Po ashtu edhe për kandidatin e dytë, Taulant Godroli nuk përmbushen kriteret pasi eksperienca e tij e vetme është Jurist ne sektorin privat ( jurist në kompaninë Alko Impex në pronësi të nipit të Sadri Abazit).