Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS zbulon kush janë ‘çunat problematikë’: Të marrin “gjak në vetull” për të drejtën e tyre

Një nga frazat më të debatuara, si produkt i përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild është edhe ajo e përdorur nga ish-ministri i Transportit, Damian Gjiknuri: Do të dërgoj “çunat problematikë” në qendrat e votimeve.

Deputeti i PS, gjatë debatit në emisionin ‘Open’ në Top Channel ka treguar më shumë mbi këto personazhe dhe sipas tij bëhet fjalë për të rinj të FRESSH.

“Çunat problematikë janë të rinj të FRESSH që të marrin gjak në vetull. Nëse ti (i drejtohet Çlirim Gjatës) nuk e njeh shprehjen popullore, ta them unë që të marrin gjak në vetull për të drejtën e tyre”, u shpreh Hysenaj.

Por kjo deklaratë u konsiderua nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD si një thirrje për dhunë.

“Kjo është thirrje për gjak dhe për dhunë. Uroj ta dëgjojnë ndërkombëtarët”, replikoi Çlirim Gjata.

Të fundit