Flash News

KRYESORE

Deputeti ‘ish-kaçurrels që qeraste fëmrat me uiski’ nuk la nam vetëm në foltore, por edhe me CV-në kur pranoi mandatin

Kostaq Papa është kthyer në ‘hitin’ e rrjeteve sociale që kur mbajti një fjalim të çuditshëm në seancën e fundit parlamentare.

Teksa ka dashur të shprehë mbështetjen për gratë në kuadër të 8 marsit, Papa ka rrëfyer se si i ka trajtuar ato, në kohën kur ‘ka pasur flokët kaçurrela’, duke i qerasur më shumë me “uiski dhe pije të tjera të mira sesa ujë”.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentëlmenë, meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më femrat periudhën e kaluar. Femrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë”, tha ai në foltoren e Kuvendit.

Megjithatë, në këtë kontekst Papa ka rënë në ‘duart’ e memeve dhe rrjeteve sociale edhe vitin që shkoi kur pranoi mandatin e deputetit, kur opozita la Kuvendin.

CV-ja e tij u komentua gjerë e gjatë, teksa pasqyronte eksperiencat e tij në punë dhe aktiviteteve të tjera shoqërore e politike.

Te eksperiencat në punë, deputeti shkruante: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.”

Te pjesa e aktiviteteve shoqërore e politike, Papa shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare”, një person i cili me kë përvoja sot ndodhet prej muajsh në Parlament si përfaqësues i shqiptarëve.

Të fundit