Flash News

KRYESORE

Deputeti: Ismail Kadare po lobon që Lleshaj të bëhet ministër i Mbrojtjes

Deputeti: Ismail Kadare po lobon që Lleshaj të bëhet

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka deklaruar se shkrimtari Ismail Kadare po lobon për ta vënë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Maliqi tha se Lleshaj është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë, duke shtuar më tej se ministri është i paadtë dhe është përdorur nga Rama.

"Atje ku shkel Rilindja godet krimi. Krimi dhe politika e rilindjes janë bërë njësh dhe drejtojnë vendin. Shqipëria po tronditet nga krimi. Edhe ngjarja te Vasil Shanto është një mesazh për politikën dhe për shoqërinë. Ministri i Brendshëm është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë. Ai është i paaftë kokë e këmbë dhe është përdorur nga Rama. Ia kam thënë edhe atij që do të përfundojë si Tahiri dhe si Xhafaj. Kadare e ka vënë atë si këshilltar dhe po lobon që ta vërë si ministër Mbrojtje. Lleshaj është një servil i shkrimtarit. Largimi i Lleshajt është i lidhur me largimin e Ramës." tha Maliqi në Ora News.

Për Maliqin, Saimir Tahiri ka qenë ministri më i mirë që ka patur PS-ja,pavarësisht përdorimit që i bëri Rama për drogën. Sipas deputetit, opozita e bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 do të marrë mbi 100 mandate.

"Kalbëzimi i kësaj qeveria është drejt fundit, sepse nuk ka lidhje me socialistët, por vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar. Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate. Kjo është një rilindje që mori tepsinë me oligarkët e vet deh nuk mbajti asnjë premtim. E mbush Shqipërinë me drogë dhe përdori Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm. Për mua Tahiri ka qenë ministri më i mirë që ka pasur PS, pavarësisht përdorimit që i bëri Rama për drogën dhe sa i takon policisë së shtetit. Xhafaj përdori metodat e Sigurimit të Shtetit dhe Rama nuk do ta vërë në listë dhe ministri më i pasuksesshëm i qeverisë, sepse ngatërron policinë me ushtrinë." tha deputeti.

Të fundit