Flash News

KRYESORE

Deputeti ka dy fjalë për Ramën në 1 Qershor: Sot ti mjeshtri i “Mirëmëngjeseve” duhej t’u drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës

Deputeti ka dy fjalë për Ramën në 1 Qershor: Sot ti mjeshtri

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu mëngjesin e sotëm i është drejtuar kryeministrit Edi Rama. Sot në 1 Qershor, Spahiu shprehet se Rama duhej t’u drejtohej fëmijëve të Bulqizës që kanë mbetur jetimë.

Reagimi i Spahiut:

Sot, Ti mjeshtri i "Mirëmëngjeseve" doja t'ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë.

Sot, Ti mjeshtri i "Mirmëngjeseve" doja ti drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ia bëre dot.

Sot, Ti mjeshtri i "Mirmëngjeseve" doja ti drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit...!!!

Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon..!!!

Të fundit