Flash News

KRYESORE

Deputeti komenton tarifën shtesë për karburantet:  Bravo, jepi fort Edi! Vidh edhe këto ditë që të kanë mbetur

Deputeti komenton tarifën shtesë për karburantet:  Bravo,

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, e cila do të menaxhohet nga një agjenci dhe jo nga industria sikurse është sot.  Një projektligj i nxjerrë për konsultim me grupet e interesit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon pikërisht krijimin e kësaj rezerve që deri më sot nuk ka qenë asnjëherë e plotësuar dhe që është bërë shpesh kritikë në raportet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Por duket se bashkë me këtë nismë vjen edhe një tarifë shtesë që do të vendoset tek karburantet.  Deputeti dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili e komenton këtë tarifë si një vjedhje të re nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi:

Edi Rama na vjedh perseri me karburantet.

Edi Rama shtoi edhe nje takse te re per karburantet,nje hajduteri te re na shtoi,na vodhi prap.

Opozita ka alternative uljen me 30 leke te cmimit te karburanteve.

Edi Rama ka konstatuar se opozita nuk ka alternative dhe program per te vjedhur.

Dhe ka te drejte Edi se ai vetem program per te vjedhur ka.

Bravo,jepi fort Edi vidh edhe keto dite qe te kane mbetur,mos lere lek te bjere ne toke.

Po kush eshte ai budalla mor aman qe te ka bindur se do rrosh 400 vjet.

Aq sa gjithe frymoret do rrosh dhe kur je frymepaket edhe me pak....

Të fundit