Flash News

KRYESORE

Deputeti kujton Luan Hajdaragën 1 muaj pas vdekjes: Të lanë pa punë e të harruan për 13 vjet, e mbushën me horra partinë që themeluam  

Sot një muaj u nda nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Ai ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Deputeti i LSI, Luan Rama i bën një dedikim in memoriam një muaj pas vdekjes dhe akuzon hapur partinë që bashkë themeluan, PS si partia që e la pa punë dhe nuk u kujtua për 13 vjet me radhë, ndërsa e kanë mbushur tashmë sipas Ramës me horra dhe kriminelë.

Statusi:

In memoriam:

Një muaj pa Luan Hajdaragën!

E rëndë është dhembja! Shumë e rëndë! Aq sa fjala, as e thotë e as e mat dot përmasën e saj.

E madje, sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë na rëndon prej faktit se duhet t’a pranojmë që vdekja të rrëmbeu!

Të rrëmbeu, për të na lënë si kujtim mirësinë dhe të qeshurën tënde me aq shumë jetë, me aq shumë dritë shpirti që si “vëllai i madh”, asnjeherë nuk na e kurseve ne “vëllezërve të vegjël”.

Të rrëmbeu për të lënë ndër ne si referencë dlirësinë e shpirtit tënd qytetar e tolerant, edhe përballë atyre që të lanë pa punë e nuk u kujtuan për ty në 13 vjet me rradhë, ndërkohë që e mbushën partinë që bashkë themeluam e ku kontribuove si drejtues mendjehapur, me gjithfarëlloj horrash, kriminelësh e miq trafikantësh!

Ndaj, edhe ne asnjëherë nuk do të të harrojmë. Gjithmonë do të të kujtojmë me nderim dhe respekt, me mirënjohje dhe dashuri.

Të fundit