Flash News

KRYESORE

Deputeti i kujton Ramës ish-Presidentin e huaj që solli në Tiranë si këshilltar, por nuk ia dëgjoi këshillat

Deputeti i kujton Ramës ish-Presidentin e huaj që solli në

Historiani Romeo Gurakuqi, deputet i Partisë Demokratike, i ka kujtuar kryeministrit Rama, në fjalimin e djeshëm në Kuvend, se i merr këshilltarët e huaj të rangjeve të larta, por nuk ua merr këshillat.

Gurakuqi, duke folur për buxhetin e vitit 2018 dhe taksimin si komponent të rëndësishëm të tij, sjell rastin e një ish-Presidenti të huaj, i cili u ftua nga Rama në Tiranë, mbajti leksione në një auditor univesitetar dhe i doli kundër taksës progresive. Deputeti i PD nuk e përmend emrin, por bëhet fjalë për ish-Presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvilli.

Tha Gurakuqi:

Kujtoj para më shumë se një viti, kur një mik i zotit Kryeministër, ish- President i një vendi postkomunist, i cili mbajti një leksion në një auditor universitar këtu në Shqipëri, kur u pyet për taksën jakobiniste progresiste, që ky regjim politik i socializmit të rilindur, kishte vendosur në këtë vend, u përgjigj: “E rëndësishme është që taksat të paguhen pa dallim nga të gjithë, që ekonomia të marrë frymë lirisht nën ligj, por rritja e taksave dhe krijimi i diferencave kaq të mëdha në tatime, është krejt e paarsyeshme dhe aspak një politike e zgjuar fiskale”.  Mendova aso kohe, që Zoti Rama e kishte sjellë mikun e tij në Tiranë, për të bërë një kthesë të rëndësishme edhe për politikat e tij fiskale, që kishin filluar ta rrënonin klasën e re të mesme shqiptare, menjëherë pas vitit 2013. Por jo, edhe sot, Zoti Kryeministër sërish nuk ka reflektuar për sistemin e taksimit. Asgjë nuk ndryshoi dhe sot, në muajt e parë të mandatit kanabist, pa asnjë reflektim korigjues, publiku po njoftohet, se edhe më tutje do kemi një taksë progresive 23% mbi punën dhe mbi çdo të ardhur tjetër. Dhe kjo masë nuk ka lidhje as me rritjen ekonomike, as me papunësinë, as me konsumin, as me zhvillimin e qendrueshëm. Kjo ka lidhje, sipas meje, vetëm me përpjekjen për të shtuar të ardhurat buxhetore, duke ndeshkuar financiarisht pjesën e elitës së shoqërisë, klasës e mesme, të vetmes që kjo qeveri ia arrin të marrë automatikisht çdo gjë lehtësisht. Por programi nuk ndalet këtu: në vitet e ardhshme, taksa progresive do të zgjerohet edhe mbi të ardhurat e tjera përveç pagës,

Qytetarët shqiptarë, të majtë dhe të djathtë, duhet të kuptojnë, se taksa progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë, e propozuar nga qeveria në Paketen Fiskale të viti 2018, përbën një politike të përkundërt me prirjet e politikave fiskale të vendeve të rajonit, ku secila qeveri në këto anë, i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me (9-11)%. Krahasojini politikat tuaja zotërinj ministra, me analogët e qeverisë së vendit të vogël ballkanik, që po integrohet në Europë, shumë para nesh, Malit të Zi. Ky vend i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Të fundit