Flash News

KRYESORE

Deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli, ndërron jetë në Itali

Deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli, ndërron jetë në Itali

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë (LSI), përfaqësues i Lezhës, Gjovalin Kadeli, ka ndërruar jetë sot në një spital në Itali ku prej disa muajsh po kurohej pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Prej muajit mars, Kadeli ndërpreu aktivitetet politike pasi sëmundja iu përkeqësua. Deputeti vuante nga ‘Pankreasi Akut’ dhe pasi gjendja e tij shëndetësore filloi të rëndohej u dërgua për kurim më të specializuar në Itali.

Kadeli ka qenë deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Partia Demokratike e përfshiu në listat e saj të kandidatëve për Lezhën ku ai zgjodh deputet.

Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI­ sipas një dakordësie paraprake qe thuhet se ai kishte arritur me kryetarin e PD asokohe, Sali Berisha.

Para se të futej në politikë, z. Kadeli ishte një biznesmen i suksesshëm në qytetin e Lezhës. Zonë ku çmohej për bujarinë dhe lidhjet me komunitetin. 

Ekipi i Politiko.al i shpreh ngushellime familjes Kadeli dhe të afërmve për humbjen. 

Të fundit