Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI ‘flirt’ me Edi Ramën? Filmohet takimi në kompleksin në Velipojë

Deputeti i LSI ‘flirt’ me Edi Ramën? Filmohet takimi në

Deputeti i LSI, Agron Çela ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Report Tv ka publikuar pamjet nga takimi i Çelës me Ramën në ambientet kompleksit të ri që deputeti i LSI po ndërton në plazhin e Velipojës. Takimi kokë më kokë raportohet të ketë zgjatur 15 minuta dhe më pas të dy kanë ndjekur për disa minuta punimet jashtë kompleksit.

Ky ‘flirt’ mund t’i kushtojë shumë Agron Çelës, jo vetëm për fatkin se ka braktisur mbledhjen e parë të grupit parlamentar të LSI-së, por edhe sepse marrëdhëniet e partisë së tij me Edi Ramën janë ende të tensionuara.

 

Të fundit