Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI i kthen përgjigje Shalsit: “Kutërbon si plehrat, nuk e shpëton as aroma mavi e rilindjes!”

I shpejtë ka qenë reagimi zyrtar i LSI-së kundër deputetit Shalsi, deklaratave të tij me peshkakatër e Pogradecit, se “drejtorët e partiçkave marrin para, ose japin licensa në këmbim të votave”.

Deputeti Endrit Braimllarin ka shpërthyer në akuza ndaj Shalsit, duke rikujtuar se ishte ai që solli ligjin e plehrave. Braimllari i quan mashtrime deklaratat e Shalsit dhe thotë se do të mbulojë aromën e plehrave që do të sjellë në Shqipëri.  Ai shkruan për deputetin socialist se “kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para”.

Ja statusi i tij: “Shalsi, ky kryefirmëtar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumosur me aromat mavi të rilindjes! Shalsi kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para…”

Të fundit