Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI për kryeprokuroren: Mazhoranmca pushtoi politikisht drejtësinë, vettingu nuk u zbatua

Deputeti i LSI për kryeprokuroren: Mazhoranmca pushtoi politikisht

Deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj ka komentuar përmes një statusi në Facebook në lidhje me Kryeprokuroren e Përkohëshme.

Rrokaj kujton raportet e institucioneve ndërkombëtare për blerjen e votave në zgjedhjet e 2017 dhe shprehet se tashmë qeveria ka kapur edhe drejtësinë duke shkelur haptazi Kushtetutën.

Statusi i plotë:

Sot edhe institucionet ndërkombëtare si Interpoli, Departamenti amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian e kanë pohuar se zgjedhjet në Shqipëri u blenë me paratë e drogës dhe të korrupsionit. Qeveria u përfshi me strukturat e policisë në kanabizimin e vendit. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo, dje u vendos edhe kapja e drejtësisë nëpërmjet organit të akuzës, duke shkelur haptazi Kushtetutën. I ashtuquajturi veting, i votuar në kuvend me 140 vota dhe i sanksionuar në Kushtetutë, nuk u zbatua. Mazhoranca pushtoi politikisht drejtësinë. Kur cenohet drejtësia populli i kthehet të drejtës natyrore për vendosjen e saj.

Të fundit