Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI-së akuza Braçes: Je bërë për të ardhur keq! Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve?

Deputeti i LSI-së akuza Braçes: Je bërë për të

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i është drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, deputetit socialist Erion Braces, duke i thënë se është bërë për të ardhur keq. Sipas Spahiut, Braçe ka 5 vite që drejton Komisionin e Ekonomisë dhe nu ka bërë asgjë.  Deputeti i Dibrës thotë se Braçe  ka harruar varfërinë, duke mos bërë asgjë për minatorët.

Reagimi i Përparim Spahiut:

Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve...

Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd.

Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vëndase....(bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave)

Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!

Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di cpo bën tani....

JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT

 

 

Të fundit