Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI-së ka një pyetje për Braçen: Kush përfiton 3 milionë euro në vit nga heqja e akcizës së pijeve energjike

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryetari i komisonit të Ekonomisë Erjon Braçe se në saj të statusit të minatoriot LSI po kërkon të përfitojë politikisht.

Në reagimin e tij, Spahiu ka një pyetje për Braçen teksa i kërkon këtij të fundit të gjykojë më ftohtë.

“Sapo dëgjova Kryetarin e Komisionit të Ekomomisë të shprehet se un dua të përfitoj politikisht me Statusin e Minatorit.

Un po e pyes atë se kush përfitoi FINANCIARISHT 3 milion euro në vit, nga heqja e akcizës së pijeve energjike.

Uroj që komisioni përgjegjës të gjykojë më ftohtë këtë çështje, pasi quhet i Mirëqënies dhe Shëndetësisë, aq të nevojshme për punonjësit e nëntokës!”, shkruan Spahiu.

Të fundit