Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI-së Ramës: Di të “vjelish” vota, por nuk ia ke “haberin” si drejtohet ky vend!

Deputeti i LSI-së Ramës: Di të “vjelish” vota, por

Një ditë pas publikimit të raportit për Qarkun e dibrës, të bërë nga kryeministri Rama, ka reaguar sot deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se “Dibra ka burime njerëzore dhe natyrore, por kërkon menaxhim të mirë ekonomik, dhe jo hartime raportesh që shprehin nevoja emergjente për ristrukturime partie”.  Ja postimi i plotë i deputetit:

“Mungesa e vizionit dhe drejtimi i vendit me raporte partiake, tregues të qartë të inekzistencës së prioriteteve dhe paaftësisë drejtuese.

Dibra ka burime njerëzore dhe natyrore, por kërkon menaxhim të mirë ekonomik, dhe jo hartime raportesh që shprehin nevoja emergjente per ristrukturime partie.

Në fakt kështu është kur bashkëpunon me njerëz që dinë mjaft mirë si të “vjelin” vota, por nuk ja kanë “haberin” si drejtohet ky vend!

 

Të fundit