Flash News

KRYESORE

Deputeti Maliqi: Gati të lë mandatin, gazetarët janë hallexhinj si policët

Deputeti Maliqi: Gati të lë mandatin, gazetarët janë

Deputeti i opozitës së re parlamentare Lefter Maliqi akuzon shumicën se po përpiqet që të kapë të gjitha pushtetet, e ai diçka të tillë nuk e pranon. Maliqi u shpreh në foltoren e parlamentit se gazetarët, njësoj si edhe policët janë hallexhinj, e u kërkoi atyre një mobilim edhe më të madh.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur një pjesë të mediave.

“Një pjesë të mediave i ka kapur, gazetarët janë hallexhinj, janë si policët, janë pronarët ata që ka kapur ky. Më thoni një kryeministër në botë që ka media, çfarë bën ky në median e vetë? Mashtrime, suksese imagjinare. Të gjithë ata që shikojnë ëndrra me diktatorë apo sulltanë, në momentin që merren me mediat ikin vetë.

Thirrja ime është e drejtpërdrejtë; gazetarë, artistë, socialistë të ndershëm, ngrihuni në janar. Ka ardhur koha e një bashkimi të madh, unë jam i pari që largohem nga ky Parlament, nuk ke ç’e do të rrish këtu kur populli vuan, nuk ke ç’e do kur gazetari futet në burg, kur populli nuk ka bukë. Të ngrihemi e t’i shporrim njëherë e mire”, tha Maliqi.

Të fundit