Flash News

KRYESORE

Deputeti Noka: Ashtu si Zagani, Nuhu zbuloi petët e lakrorit të krimit me pushtetin

Deputeti Noka: Ashtu si Zagani, Nuhu zbuloi petët e lakrorit të krimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Ministria e Brendshme sa i takon rastit të oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi atë se çfarë kishte ndodhur në muajn korrik në komisaritain e policisë së Fushë-Krujës.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, Ndoka e cilëson si të turpshëm reagimin e Ministrisë duke theksuar se asnjë fjalë nuk u tha për viktimën e përdhunuar dhe të masakruar.

“E kryqëzuan, e shpallën armik e tradhetar Emiljano Nuhun njëlloj si para ca kohësh Zaganin.Dhe pse?? Sepse zbuloi ca petë të lakrorit të krimit të pushtetit”, shkruan Noka.

Postimi i plotë

E turpshme deri ne neveri reagimi i Ministrise Brendshme .Po ashtu dhe heshtja e varrit e prokurorise .E kryqezuan, e shpallen armik e tradhetar Emiljano Nuhun njelloj si para ca kohesh Zaganin.Dhe pse??Sepse zbuloi ca pete te lakrorit te krimit te pushtetit.Dhe pse,?? Se tregoi me ze dhe me figure qe komisariatet e policise jane mbushur horra dhe bandite dhe ushtare te krimit dhe se policia eshte bere njesh me krimin , drejtohet prej ti dhe i sherben krimit dhe pushtetit dhe jo shtetit, ligjit dhe qytetareve .Dhe pse??Se tregoi qe ne kete pushtet, po je qytetar i thjeshte e i pambrojtur si Xhisela mund te dhunohesh, mund te masakrohesh, mund te te ndodh cdo gje dhe nuk do gjesh dere policie a prokurorie ku te ankohesh apo denoncosh banditet e pushtetit .Dhe pse ??Se tregoi se po mbrojte ligjin dhe te drejten edhe mund te vritesh ose ne i shpeton vrasjes shpallesh si armik e kryqezohesh si tradhetar. Asnji mase apo hap ndeshkimi ligjor edhe sot e kesaj dite per perdhunuesin me pushtet te cilin vetem sa nuk e heroizuan..Asnje fjale nuk u tha per viktimen e perdhunuar dhe te masakruar .Policia dhe prokuroria luajne ping -pong me kete ceshtje thjeshte per te corientuar dhe turbulluar opinionin publik .Kjo eshte “Policia qe duan” pushteti dhe krimi por jo shqiptaret..Kjo eshte prokuroria politike e partise(PPP).Ky eshte shteti qe po ndertojne .shtet krimi por keta e quajne shtet .Duhen rrezuar .Me cdo menyre e cdo mjet .Sot se neser do jete vone..

 

 

 

Të fundit