Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD akuzon Tahirin: Dokumenti që paraqite dje është fals

Deputeti i PD akuzon Tahirin: Dokumenti që paraqite dje është

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar deputetin socialist, Saimir Tahiri, se ka paraqitur dje në konferencën për mediat një dokument fals, të cilin ai pretendon se e ka marrë nga Prokuroria e Katanias, në Itali.

Por gjatë një ndërhyrje në seancën e sotme plenare, Noka theksoi se: “Dokumenti i paraqitur nga Saimir Tahiri nuk ka numër protokolli, por është fals.”

Tahiri pretendoi dje se prokuroria e Katanias nuk ka nisur asnjë procedim penal ndaj tij, por demokratët replikuan duke deklaruar se prokuroria italiane nuk ka asnjë detyrë për të nisur procedim ndaj deputetit shqiptar.

Të fundit