Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-Bashës:Të ndalet urgjentisht linçimi publik i deputetëve si Jozefina Topalli

Deputeti i PD-Bashës:Të ndalet urgjentisht linçimi publik i

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara i ka kërkuar kreut të opozitës Lulzim Basha që të ndalet linçimi i deputetëve nga njerëz që përfaqësojnë forumet e PD-­së.

Sipas Carës linçimi publik i deputetëve si Jozefina Topalli etj., nga njerëz që përfaqësojnë forume në PD është një gjë që duhet ndalur urgjentisht.

“Dua ta them që në fillim se në të gjitha rastet, unë do t’i qëndroj vendimit që do të merret këtu në Grupin Parlamentar të PD-së. Do t’i qëndroj këtij vendimi edhe nëse ai do të jetë për mospjesëmarrje në zgjedhje, ndonëse në 27 vjet anëtar i PD­-së nuk e kisha menduar që mund të shkonim në një vendim të tillë politik… Unë vazhdoj të besoj se politika është arti i së pamundurës dhe besoj që vendimi ynë përfundimtar për zgjedhjet duhet të merret vetëm pasi të kemi shteruar çdo negociatë. Demokracia në thelbin e vet ka mendimin ndryshe, e këtë duhet ta respektojmë edhe këtu brenda nesh e mes nesh. Linçimi publik i deputetëve si Jozefina Topalli etj., nga njerëz që përfaqësojnë forume në PD është një gjë që duhet ndalur urgjentisht”, shkruan Cara.

 

Të fundit