Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD denoncon me video: Ky është krim, është vrasje, Prokuroria të ndërhyjë urgjentisht!

Deputeti i PD denoncon me video: Ky është krim, është

Ndotja e mjedisit është një nga problemet më thelbësore prej së cilës vuan prej vitesh rrethi i Elbasanit. Kjo situatë vijon të jetë shqetësuese edhe sot e kësaj dite sidomos nga ndotja e shkaktuar prej subjekteve të përpunimit të naftës.

Deputeti i PD në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa ka denoncuar me pamje situatën që po ndodh aktualisht në këtë qytyt ku tymi dhe ndotja e shkaktuar nga rafineria e naftës po helmon banorët e zonës.   

“Helmimi vazhdon! Populli i Elbasanit i dënuar të thithë tymin e rafinerisë. Ky është krim, është vrasje. Prokuroria të ndërhyjë urgjentisht!”, shkruan deputeti në rrjetet sociale. Hasa ka denoncuar edhe më herët fenomenin e ndotjes, që sipas tij shkaktohen nga Inceneritori dhe rafineria e naftës.

   

Të fundit