Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Edi Rama po diskriminon Gjirokastrën, akset rrugore drejt mbylljes

Deputeti i PD: Edi Rama po diskriminon Gjirokastrën, akset rrugore drejt

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e degrauduar të disa akseve rrugore në Qarkun e Gjirokastrës. Nëpërmjet një positimi në rrejtin social ‘Facebook’, Shehu shkruan se disa rrugë rrezikojnë të mbyllen për shkak të gjendjes së degraduar, ndërsa në disa të tjera qarkullimi bëhët vetem me një korsi duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk po merr anjë masë, pavarësisht faktit se këto akse janë të rëndësishme, jo vetem për komunikimin e qytetarëve, por dhe për zhvillimin e turizmit, ekonomise dhe aktiviteteve të tjera të përditshme.

Postimi i plotë:

Z.Kryeminister, ju jo vetem po e diskriminoni Qarkun e Gjrokastres, por dhe po e izoloni ate!

Po publikoj disa foto dramatike te gjendjes se sotme te rruges nacionale Permet-Tre Urat, rruge qe e lidh me Greqine dhe me Qarkun e Korces.

Kam publikuar disa here per gjendjen e rende infrastrukturale ne ate Qark, edhe per kete rruge shume te rendesishme, jo vetem per komunikimin e qytetareve, por dhe per zhvillimin e turizmit, ekonomise, aktiviteteve etj.

Kam terhequr vemendjen per gjendjen e degraduar te ketij Aksi te Jugut...asgje!

Dhe tashti po ndodh cfare ishte parashikuar, ajo rruge po mbyllet krejtesisht.

Aktualisht ne pjese te saj mund te levizin vetem automjete te vogla, vetem ne nje korsi dhe keto duke u rrezikuar.

Per autobuza, turiste e mallra as qe behet me fjale, e pamundur!

Z. Kryeminister, ne 4,5 vite te Qeverisjes suaj, ju nuk keni bere asnje investim ne infrastrukturen e atij Qarku; rruga Kardhiq-Delvine nuk ka avancuar as dhe nje meter, Boshti i Jugut eshte harruar krejt, ne nivel rural nuk ka asgje...etj!!

Me tej aeroporti i Gjirokastres....?!

Ato qe ekzistonin: rruget, urat, veprat muzeale, energjia, ndertesat..bizneset etj, vecse po shkaterrohen, se bashku me mijrat e banoreve qe po largohen.

Z.Kryeminister, keshtu si po veproni ju po e ktheni ate Qark simbol vlerash e historie, vecse ne nje “geto” varferie, pa punesie, deshperimi e braktisje!

Të fundit